
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.
Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar, Bledi Shkëmbi, i cili potencoi një nga arsyet që shkakton këtë dukuri të shkarkimeve.
“Ne si komb na mungon durimi, andaj kjo shkakton shkarkimin e trajnerëve, të cilët në shumicën e rasteve nuk kanë faj, por bëhen “kurban” për disa kryesi” – tha ai.
Tutje, ai foli pak për trajnerët kosovar.
“Në Kosovë ka shumë trajnerë të mirë, madje trajnerët e rinj po dalin të jenë të mirë e po sjellin ndryshim. Duhet të përkrahen më shumë” – përfundoi ai.