Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Maqedonci e nderon me medalje pronarin e kompanisë së dronëve “Bayraktar”

Gazeta10
06 November 2023 - 11:22

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim të hënën e gjashtë nëntorit, pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Maqedonci ka thënë se “Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake, me prodhimet e veta ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”.

Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e rradhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve.

“Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Haluk Bayraktar. Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdoj!”, tha Maqedonci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.