
Në një ceremoni solemne me të ftuar të shumtë, përfaqësues institucional, diplomatë, afaristë, gazetarë dhe figura të ndryshme publike nga Kosova dhe Malta, Remzi Ejupi është shpallur konsull nderi i shtetit të Maltës në Kosovë, raporton Gazeta10.
Në këtë ceremoni u tha që Malta nga sot do të këtë konsullatë nderi në qendër të Prishtinës.
Hapja e konsullatës pritet të intensifikojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Maltës, sidomos në fushën e turizmit, kulturës dhe fusha tjera. /Gazeta10/