Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHBA: Deklarimet e Dodik rrezik jo vetëm Bosnjën, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Gazeta10
07 November 2023 - 17:12

Pas kërcënimeve tëMillorad Dodik për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Sarajevë duke thënë se këto deklarata janë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën por për të gjithë rajonin.

“Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë kundër Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës, por për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat si kjo, si dhe veprimet e tij kundër Dejtonit dhe përpjekjet për të minuar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës janë pikërisht arsyeja pse zoti Dodik është nën sanksionet e SHBA-së”, thuhet në reagim.

Në reagimin e tyre tutje thuhet që Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinë nuk lejon ndarjen e një entiteti apo njësie shtetërore dhe se iluzionet e Dodikut janë devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore.

“Sipas Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës nuk ka të drejtë që një ent apo ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet. Iluzionet e zotit Dodik janë një devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore, demokratike dhe e begatë që qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, përfshirë ata që jetojnë në Republika Srpska, duan dhe meritojnë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, përfundon reagimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.