Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Buzhala: Asnjë i arrestuar për korrupsion nga pozitat drejtuese gjatë qeverisë Kurti

Gazeta10
08 November 2023 - 21:22

Gazetari dhe komentatori politik, Viktor Buzhala ka komentuar përmbajtjen e raportit për Kosovë, duke thënë se qeveria Kurti nuk ka bërë sa duhet në sundimin e ligjit.

Buzhala në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku në Kanal10 tha që gjatë kësaj qeverie nuk kemi asnjë të arrestuar për korrupsion nga pozitat drejtuese si ministër, zv/ministër apo pozita tjera të larta drejtuese.

Ai tutje tha që korrupsioni duhet të luftohet nga lartë – poshtë.

“Nuk mund të luftohet korrupsioni nëse nuk fillon nga lartë, sepse trimerohen të tjerët”, tha Buzhala.

Sipas tij sistemit të drejtësisë duhet të jipet edhe karrota kur kërkohet përformancë.

“Njeriu nuk funsionon pa shkop dhe karrotë”, tha Buzhala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.