Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq: Sa të jetë Kurti në pushtet, askush në Ballkan s’mund të flejë i qetë

Gazeta10
11 November 2023 - 21:30

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin, dhe se përderisa ai të jetë në pushtet, askush në Ballkanin Perëndimor s’mund të flejë i qetë”.

“Serbia është paqësore, por jo e dobët, dhe në të kaluarën nuk kishte frikë as nga ngacmuesit më të mëdhenj se Albin Kurti, dhe kjo është përgjigja ndaj të gjitha ëndrrave të tij për një Shqipëri të madhe dhe një lloj njohjeje de facto ose de jure nga Serbia”, thuhet në një reagim të drejtorit të kësaj zyre, Petar Petkoviq, të shtunën në mbrëmje, pas deklaratave që Kurti dha në Paris në Forumin e Paqes në mëngjes.

Në reagim është thënë po ashtu se Beogradi “është gjithmonë i gatshëm për diskutime për zgjidhje paqësore”.

Në Forumin e Paqes në Paris, Kurti më herët gjatë ditës u shpreh se “më shpejt që normalizohen marrëdhëniet me njohje të Kosovës de-jure dhe de-facto nga Serbia, do të jetë më mirë për të gjithë”.

Ai i kërkoi Brukselit ta ketë parasysh se për sa kohë që fqinjët e Serbisë janë jashtë bllokut evropian, nuk do të ketë siguri për ta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.