Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla për sulmin e 24 shtatorit: BE-ja duhet të ketë një qëndrim për pasojat që duhet të ketë agresori

Gazeta10
13 November 2023 - 16:51

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Gërvalla, pas përfundimi të takimit mes tjerash pëmendi agresionin e grupit kriminal serb më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ajo vuri në dukje që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim në lidhje më pasojat që duhet të ballafaqohet agresori.

“Republika e Kosovës është partner i vendosur i Bashkimit Evropian, dhe do të vazhdojë rruga euroatlantike për integrim, dhe shpresojmë që premtimet të bëhet të vërteta”, ka deklaruar

“Në Ballkanin Perëndimor kemi situata rreth sigurisë dhe paqes kemi sfida, së bashku me kolgoët shpresoj shumë që diskutimin për sigurinë dhe paqen ta kemi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por në kontinentin evropian gjithashtu dhe të kemi hapa konkretë”.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me një agresion nga fqinji, Serbia, dhe presim nga Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm të kenë një qëndrim për sulmin dhe pasojat që agresori duhet të ballafaqohet”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.