Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak në takim me Bislimin, pas atij me Petkoviqin

Gazeta10
16 November 2023 - 12:56

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të enjten takime në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve paraprake, të arritura mes dy vendeve.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Aktualisht, Lajçak është duke zhvilluar takime me krynegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës, shkruan REL.

Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të ketë edhe takim trepalësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.