
Me 62 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024. Pas hedhjes në votim deputetët e opozitës lëshuan sallën, duke mos marrë pjesë në votim.
Buxheti kap vlerën e mbi 3.3 miliardë euro.
Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime.
Mbi 90 për qind e projekteve kapitale janë të bartura nga viti aktual.
Votimit i ka paraprirë debat i gjatë që nga mëngjesi, ku pati përplasje të mëdha mes pozitës dhe opozitës.
Derisa pozita e qunate si buxhet i shpresës, opozita në anën tjetër buxhetin për vitin 2024 e qujati buxhet të varfër.