
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi ka ndarë me publikun atë që ka biseduar me presidentin e Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan, raporton Gazeta10.
Vuçiq e ka vlerësuar bisedë të shkëlqyer takimin me Erdoganin.
Tutje, Vuçiq ka thënë se kanë shkëmbyer opinione që lidhen me tema të rëndësishme për të dyja vendet.
“Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global”, ka thënë presidenti serb.
“Si gjithmonë, kam pasur një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me Erdoganin”, ka thënë Vuçiq në Instagram. / Gazeta10