
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Erdin Hashani, Besian Beha, Bekim Shotani dhe Fisnik Ademi. Në lidhje direkte është i ftuar Tahir Batatina.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Erdin Hashani, ish-futbollist dhe trajner në futbollin kosovar.
“Në ndeshjen ndaj Zvicrës e pamë që kombëtarja e Kosovës mund të jetë shumë konkurruese edhe me lojtarë të Superligës, të cilët kryen punën e tyre në nivelin më të lartë të mundshëm” – tha ai.
Në vazhdim, Hashani foli edhe për mungesat që Kosova i pati në këtë ndeshje.
“Munguan 4-5 lojtarë, që shumica thonë që janë të pazëvendësueshëm, mirëpo e pamë që edhe Vedat Muriqi e Arijanet Muric u zëvendësuan perfekt në ndeshje, andaj mungesa e tyre nuk u vërejt shumë” – përfundoi ai.