
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Erdin Hashani, Besian Beha, Bekim Shotani dhe Fisnik Ademi. Në lidhje direkte është i ftuar Tahir Batatina.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Bekim Shotani, trajner i mirënjohur kosovar.
“Kosova u paraqit në ndeshjen ndaj Zvicrës me mungesa të mëdha, lojtarët e tjerë kishin frikë sepse po paraqiten pas disa nga lojtarët kryesor, mirëpo unë mendoj se u pa që edhe lojtarët tjerë mund të bartin përgjegjësi” – tha ai.
Tutje, Shotani pati disa fjalë për mënyrën e lojës të Kosovës.
“Visar Bekaj tregoi karakter të madh, e kjo duhet të bartet edhe të grupi tjetër i lojtarëve. Loja duhet të jetë e pavarur, nuk kërkohet fitorja nëse lojtarët mbajnë frikën e lojtarëve që mungojnë. Duhet të jenë të pavarur secili.” – përfundoi ai.