Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmoi disa zyrtarë policorë, arrestohet një person në Bërnjak

Gazeta10
20 November 2023 - 9:13

Është arrestuar një person në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, pasi i njëjti ka refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifuese dhe lejen e qarkullimit, duke tentuar të largohet me veturë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë arrestimit i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor, raporton gazeta10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë”, thuhet në raport.

“Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.