Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu pas dëshmisë në rastin Dehari: Po ta kisha emrin e kryerësve të veprës, s’do ta prisja ftesën e prokurorit

Gazeta10
20 November 2023 - 14:26

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari.

Ajo pas dhënies së kësaj dëshmie ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.

Haxhiu tutje u shpreh se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.