Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arsim Gërxhaliu shfaqet i mërzitur pas djegies së zyrave të Mjekësisë Ligjore

Gazeta10
21 November 2023 - 9:44

Një zjarr i madh e ka përfshirë Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë sot në orët e para të mëngjesit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu mëngjesin e sotëm Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyre brenda objektit, raporton gazeta10.

Flora Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vend të ngjares është parë edhe ish-drejtori i Institutit Mjeksor Ligjor, Arsim Gërxhaliu.

Ai është shfaqur fort i mërzitur pas djegies së zyrave të këtij instituti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.