Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari: Qeveria Kurti në këtë mandat ka pasur sfida që si kanë pasur qeveritë e kaluara

Gazeta10
22 November 2023 - 21:32

Në emisionin “Politiko”, në Kanal10, duke diskutuar në lidhje me politikat e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, brenda e jashtë vendit, analistja Fatime Hajdari ka folur për vështirësitë me të cilat është ballafaqar qeveria e drejtuar nga Albin Kurti gjatë këtyre viteve.

“Një zhvillim bombastik në situata të tilla është i pamundur”, tha Hajdari.

Ajo ka thënë se edhe ata që e kan votuar Kurtin nuk e kanë pritur që brenda këtij mandati të këtë zhvillim të madh.

Sipas saj nuk mundesh me realizu projekte të mëdha për një periudhë të tillë.

Publicisti Halil Matoshi duke kundërshtuar vlerësimet e bëra nga Hajdari ka thënë se nuk ka pasur rritje ekonomike prej 3.8 por 3.2 %. Megjithatë, Hajdari ka thënë se prap jemi vendi me rritje më të madhe në rajon. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.