Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Me votat e LDK-së dhe AAK-së Kuvendi miraton disa nga marrëveshjet ndërkombëtare

Gazeta10
23 November 2023 - 13:31

Në Kuvendin e Kosovës pas shumë muaj ngecje, janë votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.

Me votat e AAK-së dhe LDK-së pushteti ka arritur të sigurojë  mbi 80 vota në Kuvend, për të kaluar këto marrëveshje ndërkombëtare.

Në anën tjetër PDK-ja nuk ka marrë pjesë në votim.

Ministrja e Drejtësisë thotë se shteti nuk ka qenë në dijeni se në IML ruheshin mustaqet e Adem Jasharit dhe…

Marrëveshja e parë që kaloi ishte ajo në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Ky votim i ka hapur rrugë bllokimit të votimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Pas saj janë votuar edhe disa marrëveshje të tjera, derisa Kuvendi po vazhdon me marrëveshjet e tjera. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.