Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Memli Krasniqi: Mbi 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive (VIDEO)

Gazeta10
24 November 2023 - 10:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive vitin e fundit.

Kështu ka thënë ai duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, raporton Gazeta10.

“Sipas raportit të Komisionit Evropian, normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta”, ka shkruar ai në Facebook.

“Krahas ngritjes së çmimeve edhe kjo rritje e normave të interesit të kredive ka prekur më shumë se 650 mijë kosovarë”, ka thënë ai tutje.

“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive”, ka thënë Memli Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.