
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i ndajë 66 mijë e 500 euro për 23 viktima të dhunës në familje.
Mjetet do të ndahen me qëllim të strehimit, ushqimit dhe përkrahjes në përkujdesje të fëmijëve, transmeton lajmi.net.
“🙏❤️Mos harroni se nuk jeni vetëm. Keni një komunitet që ju përkrah dhe që do të jetë gjithmonë pranë jush”, ka shkruar kryetari i komunës, Përparim Rama.
