
Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre njëherësh Shefe e Diplomacisë së Kosovës, sot në Kuvendin Zgjedhor të partisë GUXO, ka deklaruar se nuk është befasi mos zbatimi i marrëveshjes me Serbinë për dokumente.
Ajo ka thënë se beteja me Serbinë është e gjatë dhe nuk përfundon për dy ditë, teksa ka folur edhe për deklaratën e Listës Serbe se presidentja Vjosa Osmani është e padëshirueshme në veri të vendit.
“Për fat të mirë nuk e përcakton Lista Serbe se ku shkon presidentja e këtij vendi. Ku shkon dhe çfarë bën e kanë përcaktuar qytetarët e këtij vendi dhe jo një parti e caktuar politike, e cila pjesërisht është e drejtuar nga forca kriminale në veri. Ne nuk marrim leje për të vizituar vendin tonë”, ka shtuar ajo.
Ajo nuk është deklaruar kur është pyetur se a do të jetë ajo, kryetarja e re e vendosur nga delegatët e Kuvendit zgjedhor./Gazeta10