
Reshjet e borës kanë shkaktuar edhe vështirësi në komunikacion.
Si pasojë e reshjeve të borës, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Dy vetura janë përfshirë në aksident të liqeni i Badovcit, raparton klankosova.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti, ndërsa nga pamjet shihet se dëmët materiale janë të konsiderushme.