
Një ngjarje e rëndë ka ndudhur sot pasmesnatës në Pejë, ku ka humbur jetën një këmbësor si pasojë e një aksidenti.
Policia e Kosovës njofton se rrreth orës 00:47 në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta 10.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /GAZETA10/