
Analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se mund të pritet një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu si e 24 shtatorit.
Stradnder përmes një postimi në X, ka shkruar se është e bindur se mund të përsëritet një situatë e tillë.
“Telegram që ndan një histori të kafenesë Panda, që do të thotë se ata po përgatisin një tjetër flamur fals dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar. Ky mesazh ishte shpërndarë nga kanale të tjera ruse e serbe dhe tashmë mediat serbe dhe ruse akuzuan Britaninë e Madhe për komplot të luftës në Kosovë”, ka shkruar Stradner.
