Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kamberi: Beteja jonë politike për flamur do të vazhdojë pa dorëzim, deri në realizim

Gazeta10
28 November 2023 - 18:47

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka ngritur serish çështjen e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se beteja e nisur nga shqiptarët për përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtar në Serbi do të vazhdojë deri në fund.

“Që të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës, duhet mos pasur fobi ndaj tij këtu, në Parlamentin e Beogradit, nga ku i njëjti na është ndaluar! E nga kërkesa si kjo e përdorimit të flamurit kombëtar lirshëm, beteja politike e jona duhet vazhdojë, pa dorëzim deri në realizim”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.