
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hedhur kritika ndaj qeverisë duke e quajtur të dështuar edhe punën në Kuvend.
Kjo sipas Krasniqit, pasi u miratuan ligje në kundërshtim me Kushtetutën.
“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”
Në videon e publikuar nga i pari PDK-së janë shpërndarë gjetjet e Komisionit Evropian për Kosovën për periudhën qershor 2022 – qershor 2033.
“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”.