Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dyshohet se një grua u vra nga arma e zjarrit sonte në Prishtinë

Gazeta10
29 November 2023 - 22:08

Një grua dyshohet se u privua nga jeta me armë zjarri sonte në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetime për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike, raporton Gazeta10.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë  një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka konfirmuar për Gazeta10 Florie Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Rajonit të Prishtinës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.