Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dugolli mohon plagjiatin: Senati i ka kthyer prapa konstatimet e Këshillit të Etikës 

Gazeta10
07 September 2022 - 23:06

Dugolli ka thënë se punimi që po akuzohet që ka plagjiat është recension, e jo punim shkencor, raporton Gazeta10. 

“Ngjashmëria nuk është plagjiatur, sepse mund të ketë ngjashmëri në artikuj dhe interpretime të ndryshme, por kjo nuk është plagjiatur”, ka thënë fillimisht ai. 

Më tej, Dugolli, ka bërë të ditur se për vendimet e Këshillit të Etikës, ka bërë ankesë në Senatin e UP-së, dhe i njëjti i ka kthyer prapa konstatimet e këtij këshilli. 

Tek rasti konkret nuk kemi asnjë vendim profesional që ka konstatuar një gjë të tillë. Këshilli i Etikës ka marrë pretendimet e tyre dhe i ka vendosë ashtu. Unë kam bërë ankesë, Senati ka diskutuar ditën e kaluar dhe ka ardhë në përfundim që Këshilli i Etikës nuk ka trajtuar në mënyrën profesionale dhe nuk ju ka përmbajtë dhe ka bërë vendime të pabazuara në aspektin e rregullativës së UP-së, dhe si të tilla i ka kthyer mrapsht, nuk janë aprovuar”, ka thënë Dugolli në Prime Time./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.