Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Podujevë, vendosen gurthemelet e një shkolle, të pranishëm Bulliqi, Kurti dhe Nagavci (VIDEO)

Gazeta10
08 September 2022 - 8:36

Në fshatin Llugë të Podujevës është vendosur gurthemeli i një shkolle, ku të pranishëm kanë qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, raporton Gazeta10.

Kryetari i Podujevës, Bulliqi ka thënë se ky është një moment i veçantë.

“Jemi në fshatin Lluga të Komunës së Podujevës në një moment të veçantë ku po bëjmë përurimin e fillimit të ndërtimit të objektit të ri shkollor”, ka thënë Bulliqi.

Tutje, ai ka thënë se po krijohen kushte optimale për nxënësit.

“Besoj se do të krijojë kushte optimale për nxënsësit por edhe për mësimdhënëist që do të vijojnë mësimet këtu”, ka thënë tutje Bulliqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky investim po bëhet që t’i shërbej të gjithëve.

“Ne kemi nevojë për kushte më të mira për nxënësit tanë, prandaj edhe po bëhet ky investim që me siguri do tu shërbej të gjithëve pa dallim”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se ka nevojë për më shumë shkolla e më shumë mësim.

“Kemi nevojë për më shumë mësim, kemi nevojë për më shumë shkolla, kemi nevojë edhe për më shumë mësimdhënie dhe mësimnxënie, andaj urime kryetar, urime ministre dhe urime të gjithë banorëve të fshatit Llugë të cilët tash do ta kenë shkollë e re për fëmijët e tyre”, ka thënë Kurti.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje që të fillojë mësimi dhe të mos humbet më asnjë orë.

“Një thirrje të gjithë mësimdhënsve që të jenë pranë nxënësve të tyre dhe bashkë me nxënësit e tyre ashtu që të mos humbet më asnjë orë mësimi”, ka thënë Nagavci.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.  / Gazeta10

https://youtu.be/kQmTqNx3weQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.