Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agon Xhaka më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë

Gazeta10
04 December 2023 - 16:03

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 16-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Malisheva Agon Xhaka.

 Xhaka shënoi golin e fitores në ndeshjen e rëndësishme dhe të vështirë me Llapin.

Ai po ashtu pati paraqitje të mirë gjatë gjithë lojës, deri në fund kur Malisheva arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Pasi mori këtë çmim Xhaka u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Ndeshja ka qenë një sfidë e vështirë, pasi kishim përballë një kundërshtar të fortë. Por me punë, angazhim, disciplinë dhe me detyrat që na ka dhënë trajneri, arritëm të fitonim”.

“Shpresoj që kjo fitore të jetë një hap shtesë, që edhe në ndeshjen e ardhshme të marrim 3 pikë. Është një ndjenjë e veçantë të jem i nderuar si ylli i javës, si dhe një motiv shtesë për të punuar më shumë”.

“Ky çmim shkon si një falënderim për klubin e Malishevës dhe bashkëlojtarët që kanë kontribuar që unë sot të jem ylli i javës. Ne do të luftojmë edhe në ndeshjen e ardhshme në të njëjtën mënyrë, që të marrim 3 pikë dhe të vazhdojmë drejt objektivave të klubit”, tha Agon Xhaka për faqen zyrtare të FFK-së. 

Me fitoren e arritur në Podujevë, Malisheva renditet e katërta në tabelë me 23 pikë të tubuara në 16 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.