Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas raportimit të Gazeta10, reagon ish ministri Shala për shpenzimet me aeroplan në ministrinë e Nagavcit

Gazeta10
05 December 2023 - 18:46

Ish ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Gazeta10 se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)  e cila udhëhiqet nga Arbërie Nagavci do të shpenzojë 117 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Ai ka vlerësuar se me këto mjete ka mundur të blihet literaturë për nevojat e nxënësve.

“117000 euro=për diku 73000 nxënës literaturë online për person për lëndët Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Angleze.

Ose =117 smart boards

Ose=390 laptopa”, ka shkruar Shala.

Ndryshe, Gazeta10 ka raportuar se MASHTI do të shpenzojë plotë 117 mijë euro për shërbimet e transportit ajror për stafin e MAShTI-t

Për këtë gjë tashmë janë kryer edhe procedurat e prokurimit, ku edhe është zgjedhur kompania fituese.

Në këtë tender kanë aplikuar 3 kompani, oferta më e shtrenjtë ka qenë ajo në vlerë prej 119 mijë e 289 euro, përderisa kompania fituese thuhet se ka pasur çmimin më të ulët, atë në vlerë prej 117,003.00 eurove. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.