Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjidhet kryesia e re e LDK-së, Abdixhiku tregon përbërjen

Gazeta10
09 Dhjetor 2023 - 18:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për zgjedhjen e kryesisë së re të LDK-së.

Nga sot LDK do të ketë pesë nënkryetar: Anton Quni, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri

Sekretarë janë zgjedhur Imri Ahmeti dhe Sokol Haliti.

Njoftimi and plotë:

Sot, me mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshën, përmbyllëm procesin zgjedhor të LDK-së. Nëpërmjet zgjedhjes së Kryesisë së re Qendrore, me unanimitet votash e me mbështetje të plotë nga të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, përcaktuam dhe fatin tonë vendimmarrës për 4 vitet e ardhshme.

Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe.

Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë nëKosovë e në mërgatë.

Sepse koha jonë po vjen.

Sepse ‘Rruga e re’ ka nevojë për secilin prej nesh.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Kryetar:

Dr. Lumir Abdixhiku

Nënkryetarët:

Anton Quni

Dr. Hykmete Bajrami

Mr. Doarsa Kica Xhelili

Gazmend Muhaxheri

Lutfi Haziri

Sekretarët:

Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm

Mr. Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë

Kryetarët e Forumeve:

Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Forumi and Gruas

Paris Guri, Forumi Rinor

Anëtarët e Kryesisë:

Dr. Alban Zogaj

Dr. Alush Gashi

Mr. Arben Gashi

Dr. Ardian Shala

Armend Zemaj

Dr. Avdullah Hoti

Mr. Besian Mustafa

Mr. Besnik Osmani

Dr. Berat Rukiqi

Besa Gaxherri

Dr. Bexhet Xheladini

Doruntinë Maloku

Driton Selmanaj

Dr. Ekrem Hyseni

Dr. Ema Nikçi Rexha

Mr. Florian Dushi

Ilir Ferati

Dr. Izet Sadiku

Ak. Kujtim Shala

Lirije Kajtazi

Mirjeta Kalludra

Dr. Muhamet Hamiti

Mr. Ruzhdi Shehu

Rrezarta Krasniqi

Dr. Sibel Halimi

Mr. Shkëmb Manaj

Mr. Visar Azemi

Dr. Visar Berisha

Vlora Dumoshi

Xhafer Gashi

Mr. Xhafer Tahiri

Prishtinë, 9 dhjetor 2023

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.