Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

Gazeta10
10 December 2023 - 17:48

Një polic i Njësive Speciale të Policisë Kufitare ka vdekur  në vendin e punës teksa po qëndronte në pikën kufitare në Jarinjë.

Këtë e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani.

Polici la pas gruan, nënën dhe dy fëmijë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.