
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.
Gjatë diskutimit në studio foli edhe Feti Murseli, drejtor gjeneral i Dritës.
“Atmosfera në klub ka ndryshuar për të mirë me ardhjen e trajnerit të ri, Zekerija Ramadani. Është vërejtur në ndeshjet e fundit, angazhimet e lojtarëve po vërehen, ata po japin maksimumin, atmosfera është më e mirë edhe jashtë fushës.” – tha ai.
Tutje, Murseli foli edhe për trajnerin e ri të Dritës, Zekerija Ramadanin.
“Fjalër për trajnerin Ramadani janë të pakta, është trajner që një kohë të gjatë në Superligën e Kosovës, ka fituar trofe, mendoj se ishte vendimi dhe momenti i duhur emërimi i tij në krye të Dritës.” – shtoi ai.
Murseli foli për synimet e Dritës në vazhdim të sezonit.
“Kemi kthyer motivimin te lojtarët, synojmë rezultate më të mira në vazhdim, të cilat vetëm kanë nisur të vijnë” – tha ai.
Feti Murseli foli edhe për drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin, duke konfirmuar mbështetjen në drejtim të tij.
“Kërkesa e tifozëve të Dritës për Valon Zymberin është bërë me nguti dhe pa menduar, Valon Murseli ka thënë fjalën e vet, duke bërë me dije se Valon Zymberi ka përkrahjen e plotë të klubit” – përfundoi ai.