
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shprehur shqetësimin për një dëshmitar për të cilin Prokuroria kërkon që të merret në pyetje 16 orë, raporton Gazeta10.
Emmerson ka thënë se për këtë dëshmitar mbrojtja nuk ka asnjë provë për ta vlerësuar.
“Prokuroria po kërkon kohën më të gjatë për një dëshmitarë brenda UÇK-së për të cilin nuk kemi asnjë provë kuptimplotë ta vlerësojmë dhe kjo ngre shqetësimin, pikëpyetjen se mos po na ngreh kurth prokuroria këtu, a po nxjerr vërtetë provat apo na ka mbajtur të fshehur këtë dëshmitarë sepse po flasim për 16 orë marrje në pyetje”, ka thënë ai ndër të tjera.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë në sallë por janë duke e përcjellur seancën ndaj tyre përmes video lidhjes, raporton Gazeta10.
Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte. / Gazeta10