Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Qeveri anti UÇK – Kjo ka ndiku që ZPS-ja të jetë më agresive”- Debat i ashpër në Politiko

Gazeta10
12 December 2023 - 22:08

Një përpasje e ashpër ka ndodhur mes panelistëve në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, derisa po diskutonin rreth Gjykatës Speciale dhe raportin e Qeverisë aktuale ndaj kësaj gjykate dhe të akuzuarve të saj.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se Qeveria aktuale është qeveri anti UÇK dhe kjo ndikuar që ZPS-ja ndoshta të jetë më agresive ndaj ish ushtarëve të UÇK-së.

“Qeveria është duke ndërtuar narrracion anti UÇK, i gjithë narracioni politik është anti UÇK-së, vlerave të UÇK-së dhe kjo ndoshta ka ndikuar që ZPS-ja rë jetë agresive ndaj ish ushtarëve të UÇK-së”, tha Smakiqi.

Me këtë deklarata të Smakiqit nuk është pajtuar analisti Blerim Gashi duke thënë se kjo është aq e ulët dhe se nuk mundet tani me ndërtu mekanizma të tillë tani siç po flitet të kontrollit të kësaj gjykate por është dashur në fillim.

“A e ka vizitu Kurti, Rexhep Selimin në Hagë?”, e ka pyetur Smakiqi, Blerim Gashin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.