
I ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, gazetari Adrian Çollaku duke komentuar deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Serbia po përgatit sulme mbi Kosovën ka thënë se tash e sa muaj është paralajmëruar se mund të këtë sulme të reja dhe kjo ndikon në “trembjen” e investitorëve të huaj.
Ai tutje tha që NATO është këtu dhe ka shërbime inteligjente që kanë informacione dhe po u dashka tash presidentja me ia “qel” sytë.
“Nuk ka dilema që Serbia mund të bëjë sulme të tilla por që institucionet tona duhet të japin më shumë informacione”, tha Çollaku.
Ai tutje tha që këto lajme ndikojnë në humbjen e investimeve të huaja. /Gazeta10/