Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtari i NATO-s: Nuk ka rrezik për sulm direkt, këto janë më shumë deklarata politike

Gazeta10
13 December 2023 - 21:30

Zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj duke kamentuar deklaratat e Presidentes Osmani mbi sulmet e mundshme të Serbisë në Kosovë ka thënë se informacionet e NATO-s janë që nuk ka asnjë rrezik për sulm direkt të Serbisë në Kosovë.

Ai ka shkruar se indirekt mund të këtë por që këto janë deklarata politike.

“As Presidentja dhe as Kryeministri nuk kanë qasje në dokumente sekrete të NATO-s atëherë nuk e di se kah i kanë marrë këto informata apo siç thonë po duan të trembin arushën me shoshë{, ka thënë Gjonbalaj.

Ai tutje në një lidhje direkte në Politiko ka thënë deklaratat duhet të jenë të matura që të mos nxisin panik te banorët e veriut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.