Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrusta: SBASHK-u, ndër të paktat sindikata që Kurti s’i ka nën kontroll – kjo është ankth për të

Gazeta10
08 September 2022 - 18:33

Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se SBASHK-u është ndërë të paktat sindikata që kryeministri, Albin Kurti nuk e ka në kontrollë, madje ajo shtoi se për këtë, shefi i qeverisë është në ankth.

Rrusta në Info10 ka theksuar se Kurti përmes thirrjes së tij për t’i dërguar nxënësit në shkolla në kohë grevë është duke nxitur dhunë, shkruan Gazeta10.

“Është strukturat e pakta që kryeministri nuk i ka në kontroll, e kjo për dikon që e ka profilin politikë të ndërtum mbi nevojën në kontroll, kjo është ankth, e papranueshme. Krejt çka po bëjnë është që po bëjnë është thirrja për dhunë, që me i çu fëmijët në shkollë. Kjo e nxit dhunën kur e dinë që ka grevë, e ju kërkon prindërve me i kthy fëmijët në shkollë”, tha Rrusta. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.