Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq: Nëse Brukseli mendon se do ta njohim Kosovën, kjo nuk do të ndodhë

Gazeta10
14 December 2023 - 12:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse mesazhi i Brukselit në fund të fushatës zgjedhore në Serbi është se do të duhet të njohin pavarësinë e Kosovës, kjo siç tha ai “nuk do të ndodhë”.

“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranoj, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta ata do të fitojnë”.

“Është plotësisht e qartë kur shikoni nga jashtë, fondacionet që kanë paguar parti të caktuara, do t’ju thonë jo për zgjedhje, por, po për projekte”, tha Vuçiq në televizionin serb K1, duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35, shkruan Tanjug.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.