
Vetëvendosje nuk ka përkrahur dy amendamente të PDK-së lidhur me sigurimin shëndetësor dhe pensionimit të parakohshëm për zyrtarët policorë.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se të njëjtat janë të nevojshme për policinë.
“Propozoj që të shtohet kodi i ri buxhetor në vlerë pesë milionë euro për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës”, tha ai.
Ndaj mos kalimit të dyja amendamenteve reagoi deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se i vjen turp që është pjesë e kësaj legjislature.
“Më vjen shumë turp që jam pjesë e këtij parlamenti. Sot e keni pas mundësinë që të përmirësoni gabimet që i keni bërë gjatë gjithë kësaj legjislature ndaj policisë së Kosovës”, tha ajo.