
Banjska vazhdon të jetë vend i qetës, tre muaj pas sulmit terrorist që ndodhi në këtë vend, e ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Në këtë vend sot janë mbjellur disa fidane qe simbolizojnë paqe nga ministri i MBPZHR-së, Faton Peci dhe autori i emsionit ‘Politiko’ Kushtrim Sadiku.

Pas kësaj ministri Peci ka folur për Kanal10 për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të vecant rreth arritjes së marrëveshjes për Asociacionin.
Sipas tij në këtë kontekst kohorë nuk shihet e afërt mundësia e zbatimit të Asociacionit, raporton gazeta10.
“Kjo për shkak së nuk ka vullnet nga pala serbe që fillimisht të nënshkruaj marrëveshjen dhe kur nuk ka vullnet për nënshkrimin e marrëveshjes atëherë as nuk do ta zbanoni atë”, ka thënë ministri Peci.
Ai ka thënë se drafi i fundit për Asociacionin është me i avancuar sesa draftet në të kaluarën ‘në kuptimin e qartësimit të kompetencave që mund të ketë ky mekanizëm i quajtur Acociacion’. /Gazeta10/