
Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pas dyshohet se ka paraqitur të dhëna të rreme për të fituar subvencion në vlerë të dhjetëra mijëra euro.
Xh.U, dyshohet se në vitin 2020, përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme, si dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm.
“Pas intervistimit, sot me datë 08.09.2022, i dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./Gazeta10