Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktakuzë ndaj 6 zyrtarëve komunalë në Istog për 21 veprave penale korruptive 

Gazeta10
08 September 2022 - 19:27

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të Komunës së Istogut, për 21 vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit. 

Sipas aktakuzës së proceduar sot nga prokuroria në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, 6 zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të  detyrës zyrtare, në 21 raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare. 
 
Të pandehur sipas aktakuzës janë: 
 
1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 
 
2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 
 
3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 
 
4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban) 

5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim) 
 
6) E.B (përgjegjëse për mjedis) 

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë. Gjithashtu, prokurori i shtetit që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, bëhet e ditur në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.