Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lidhja po vjen, Visari e ka çdo element” – Abdixhiku e “shpallë” kandidaturën e Visar Azemit për Ferizajn

Gazeta10
17 Dhjetor 2023 - 23:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka vizituar degën e kësaj partie në Ferizaj.

Atje është pritur nga drejtuesi i kësaj dege, Visar Azemi.

Për këtë takim me strukturat udhëheqëse të LDK-së në Ferizaj, Abdixhiku ka thënë se “Visari ka çdo element njerëzor e profesional për të na prirë në Ferizaj”.

Në këtë mënyrë Abdixhiku indirekt e ka shpallur kandidaturën e Azemajt për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

”Sonte, te Visar Azemi në takimin e fundvitit me strukturat udhëheqëse të degës sonë në Ferizaj; mes njerëzve tanë që punuan pa ndërprerë për një vit të tërë. Ju faleminderit”.

“Po e mbyllim një vit ndryshimi të brendshëm, për të nisur një të angazhimit tonë të madh në këtë qytet me përplot pozitivitet e energji të mbarë. Lidhja po vjen; e Visari ka çdo element”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të dielën.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.