Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu: Komisioni i Venecias s’e rekomandon zgjerimin e numrit të anëtarëve të KPK-së

Gazeta10
18 December 2023 - 14:27

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Komisioni i Venecias është pajtuar për ndryshimet ligjore që ka prezantuar Qeveria për reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Sipas saj, Komisioni i Venecias nuk e ka përkrahur rritjen e përkohshme të anëtarëve të KPK-së, derisa tha se është rekomanduar që numri i anëtarëve të jetë shtatë.

Sipas Haxhiut, ndryshimet në Ligjin e KPK-së duhet të bëhen me qëllim të sigurimit së balancës brenda institucionit, duke shtuar e reforma duhet të ndodh.

“Komisioni i Venecias nuk e rekomandon zgjerimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, por të mbetet në 7, siç kemi theksuar ne dhe kjo konsiderohet reforma që e konsiderojmë të rëndësishme. Këshilli duhet të funksionojë me standardet ndërkombëtare dhe të jetë institucion i pavarur e të ketë debat demokratike në kuadër të anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë”.

“Dy ndryshime në Ligjin për KPK-në: Përbërja permanente nga 7 anëtarë; 3 prokurorë, 3 anëtarë joprokurorë dhe kryeprokurori i shtetit. Dhe nga 13 anëtarë të KPK-së në 19 deri në janar të 2026-s, që të sigurohet balancim i përbërjes deri atëherë kur anëtarëve të KPK-së t’iu përfundojnë mandatet. Nga ndryshimet kemi propozuar kritere shtesë për anëtarët e Këshillit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.