
I ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj i pyetur se a po ndahet kryeministri Albin Kurti nga presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se e pergëzon Osmanin për hapin e marrë që t’i takojë subjektet opozitare.
Ai tutje tha që ekziston dëshira që me i pa këta dy në tabore të ndryshme por që ata edhe kur kanë qenë në parti të ndryshme e kanë respektuar njëri-tjetrin.
“Mund të kenë dallime dhe është e natyrshme kjo, unë e dëshiroj këtë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/