
Trajneri gjerman, Andre Breitenreiter është njëri nga kandidatët kryesorë për t’u emëruar selektor i kombëtares së Kosovës.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri gjerman ka mbajtur një takim me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa gjithçka pritet të vendoset në ditët në vijim.
Përveç Kosovës, 50-vjeçari ka marrë ofertë edhe nga Hamburgu që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Gjermani ka një karrierë të pasur si trajner, ku kryesisht ka drejtuar skuadrat gjermane si Havelse, Paderborn, Schalke, Hoffenheim, ndërsa ka pasur edhe një përvojë në kampionatin zviceran si trajner i Zurichut, ekip me të cilin fitoi titullin kampion.
Përvojën e fundit si trajner, 50-vjeçari e kishte pasur te Hoffenheimi ku qëndroi në krye të kësaj skuadre nga korriku i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti.
“Dardanët” janë pa selektor që nga muaji nëntor, kur u larguar Primoz Gliha.
Përveç Breitenreiter, alternative të tjera për të marrë drejtimin e Kosovës janë edhe Senol Gunes dhe Roberto Carlos.