Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Trajtomi pak këta të opozitës”, Haradinaj dyshon se Kurti e shtyu Osmanin t’i thërras në takim liderët e opozitës

Gazeta10
20 December 2023 - 20:57

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dyshon se Presidentja Osmani ka marrë direktiva nga kryeministri Kurti për të takuar liderët e opozitës.

Haradinaj në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka hedh akuza në drejtim të Presidentes Osmani duke e quajtur shërbëtore të kryeministrit Kurti

“Presidentja është instrument i Kurtit po i kynë porositë e Kurtit”, ka thënë ai.

Haradinaj mendon se Kryeministri Kurti ka gisht edhe për takimin e thirrur nga Presidentja për liderët e opozitës.

“Në këtë rast zonjës Presidente me siguri ia ka deleguar Kurti këtë detyrë, i ka thënë trajtomi këta të opozitës pak. Thirri merru me ta. Kështu pra, megjithatë edhe përkundër kësaj unë kam respektuar shtetin, pra jo individin, jo partinë në pushtet, por shtetin, institucionin e shtetit”, ka thënë Haradinaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.