
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika të ashpra ndaj krerëve të shtetit, Kurti, Osmani dhe Konjufca, duke thënë se janë në gjendje me shkaktuar luftë.
“Këta e kanë vetëm një qëllim se si me ruajt bazën elektorale”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Haradinaj ka thënë se Omani, Kurti e Konjufca, kur vjen puna për luftë nuk i dërgojnë familjarët e tyre ne veri.
“Këta janë në gjendje me shkaktuar një luftë vetëm me ruajt popullaritetin e vet. Nuk i qojnë fëmijët e vet. Kurti nuk e ka askënd që i vritet në luftë, as Osmani nuk e qon askënd në veri dhe as Konjufca”, ka thënë ai.
Haradinaj ka fol edhe për Millan Radoiçiq që sipas tij, u ndihmua nga ky pushtet me veprimet e tyre.
“Radoiçiq kur kam qeverisur unë e ka leshu Kosovën dhe nuk ka guxuar të kthehet. Me ardhjen e tyre në pushtet duke ua parë taktikat e tyre, sjelljen e tyre me aleatët e sigurisë, i kanë trimëruar ata me i bë ato veprime që i kanë bërë. Që këtyre po iu vyejnë ato veprime”, ka thënë ai
Sipas Haradinajt, Qeveria po i shkon përshtati Serbisë me disa veprime
“Serbisë i konvenon mos mu integruar rajoni as në BE e as në NATO, i konvenon me na mbajt çështje të hapur dhe i ka partnerë më të mirë potencial këta tre njerëz (Kurtin, Osmanin, Konjufcën) që për pak vota e shkatërrojnë këtë vend”, ka thënë Haradinaj. /GAZETA10/