
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar Kryeministrin Kurti se po ua vjedh paret popullit.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, duke komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
“10 euro në 12 muaj janë 8 euro e pak. Një Qeveri kredibile i kish rrit ato shtesa nga 10 euro në 30 euro që i kish ra 20 euro në muaj mu rrit dhe që i kish ra 240 euro në vit. Ky ua jep 100 euro, e ua vjedh fëmijëve të Kosovës 140. Ky ua jep pensionistëve 100 euro. Por me që nuk i ka rrit pensionet, ky ua ke vjedh dy herë atyre”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se nëse do ta drejtonte Qeverinë, atëherë sivjet shtesat e fëmijëve i kish rrit nga 10 në 30 euro.
“Po të isha unë në Qeveri nga 10 euro, ua kisha bë 30 euro shtesat. Ky i jep 100 euro dhe me ato ua ka mohu rritjen”, ka thënë Haradinaj. /GAZETA10/